Dita e sotme ka nisur me tensione dhe në Kavajë, ku protestuesit janë mbledhur pranë KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e ambienteve.

Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se nënkryetari i Bashkisë së Kavajës, Hysen Kadiu, i ka dhënë ultimatum policisë që deri në orën 16:00 të lirojë ambientet e KZAZ-ve. “Ju lëmë afat deri në orën 16:00. Nëse i mbroni dot, hallall ju qoftë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, tensione kanë ndodhur edhe në KZAZ-të e Shkodrës dhe Tropojës, ku disa persona kanë dëmtuar materialet zgjedhore, duke tentuar të bllokojnë zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Për pasojë, policia ka ndaluar disa persona, mes të cilëve edhe policë bashkiakë.

Raportohet se sot janë mbledhur zyrtarë të lartë të PD të Kavajës.

Pik1ërisht sot në orën 20.00, do të ketë një protestë nga ana e Partisë Demokratike. Ky është vendimi që është marrë nga selia blu. Në qytetin e Kavajës kemi një shtim të forcave të policisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb