TIRANË

Policia e Shtetit ka nxjerrë listën e 8 personave më të rrezikshëm të Vlorës të dënuar për krime të rënda. Policia iu bën thirrje qytetarëve nëse kanë informacione për ta të telefonojnë menjëherë, ndërsa garanton anonimatin.

“Ja 8 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Vlorë, të dënuar me burgim të përjetshem, dhe me 25 vjet burg. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.

SHFLETONI GALERINË

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu Policia e Shtetit ka pasuruar listën e personave të shpallur në kërkim duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre.

Në faqen zyrtare në internet të Policisë së Shtetit, shfaqen me emra dhe foto shumë persona nga e gjithë Shqipëria, midis tyre dhe disa gra. Një pjesë tyre e dënuar me burgim të përjetshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb