Deputeti i PL, Petrit Vasili e krahasoi me një regjim atë çfarë ndodh në Parlament. Vasili i ka kërkuar drejtueses së seancës që të respektojë opozitën dhe të garantojë barazi në parlament.

Vasili ka theksuar se nëse drejtuesja e parlamentit nuk arrin ta bëjë detyrën si duhet të lërë detyrën.

“Gardistët nuk na lanë tek dera sepse kemi urdhër sa të fillojë seanca. Këtë thonë ata që varen nga ky ministër i Brendshëm. Deputetë të padënuar rrinë atje dhe këtë do të na e shisni për normalitet. Këtu s’kemi ardhur për histori as për të thënë që njerëzit flasin apo jo, kanë gojë apo jo. Nëse keni këtë parlament në mendjen tuaj do të thotë që keni instaluar një regjim.
Ky është një parlament që do rregulla të barabarta, nuk është meraku se si do i gëzosh këta të rilindjes. Problemi është si do ti sigurosh barazi të tërëve.
Nëse nuk e bën dot dil dhe thuaj nuk e bej dot dhe e dimë që je një marionetë që bën qokën e partisë. Dil dhe shikoje ku e ke opozitën”, tha Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: