Nëse kërkoni të kuroheni nga depresioni, duhet që ta identifikoni në kohë. Lidhur me simptomat e depresionit, çrregullimi i humorit dhe trishtimi janë ndër më të evidentuarat.
Ja simptomat që na tregojnë praninë e depresionit:

Çrregullim në mënyrën e të ushqyerit
Nëse truri është i ngarkuar me mendime negative, harroni të hani. Kjo sëmundje mund t’ju japë edhe efektin e kundërt, duke ju bërë të ndjeni uri shumë shpesh.

Çrregullim i gjumit
Shumë njerëz që vuajnë nga depresioni e gjejnë veten duke kaluar pjesën më të madhe të kohës në gjumë, duke qenë se e shikojnë si mënyrë shpëtimi nga realiteti. Gjithashtu, mendimet negative mund të shkaktojnë edhe pagjumësi duke ju lënë orë të gjata zgjuar. Sipas mjekëve, 8 orë gjumë janë të nevojshme për mirëqenien fizike e mendore të trupit.

Nxeheni për gjëra të vogla
Kjo është një shenjë depresioni që pak njerëz e njohin: depresioni mund të shfaqet si nervozizëm, thotë Xhenifer Uoklin, asistent klinik në departamentin e psikiatrisë dhe anesteziologjisë në “Joan H. Tisch Center” në Universitetin e Nju Jorkut. Mund të irritoheni për gjëra të vogla të parëndësishme: kjo ndodh sepse depresioni ndikon tek hormonet duke sjellë ndryshime.

Humbisni përqendrimin
Truri duke qenë gjatë gjithë kohës i “zhytur” në mendime të trishtuara, humbet aftësinë të fokusohet tek diçka për t’i dhënë zgjidhje apo thjesht për ta gjykuar ftohtë.

Nuk keni vetëvlerësim
Nëse i përsërisni vazhdimisht vetes “nuk vlej” apo “jam i padobishëm”, këto mund t’ju dëmtojnë. Nëse mendoni në këtë mënyrë, do sillni negativitet në jetën tuaj dhe do të jeni më shumë të prirur të vuani nga depresioni.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb