Orges Shehi, ish-trajneri i Skënderbeut, është i ftuar në emisionin e “News 24”, “Sport News Plus”, aty ku ka analizuar kampionatin dhe largimin e Memës nga Tirana

Kampionati? “Ky kampionat është nga të rrallët, për faktin që nuk ka skuadra që të bëjnë shkëputjen. Partizani dhe Laçi me dy fitoret rradhazi japin disa impulse duke ngjeshur tabelën. Edhe disa javë do të vazhdojë kështu derisa të shfaqen skuadrat që realisht do të pretendojnë.”

Largimi i Memës? “Vendimet nëse janë të drejta apo jo, janë ekskluziviteti i klubit të Tiranës. Gjithë këto javë Tirana ka qenë me oshilacione. Nëse ka qenë e drejtë, këtë do ta tregojë koha. Fitorja e sotme ishte disi dhe meritë e Memës, pasi koha ishte e shkurtër për të bërë diferencën për trajnerin e ri. Kur sjellë lojtarë cilësor, pritshmëritë janë të mëdha. Duhet kohë që të përshtatën ata lojtarë që erdhën në verë. Ata nuk pritën dhe duke parë që investimet ishin të mëdha dhe nuk pritën, nuk duruan. Ka pasur mos përputhje mendimesh për disa lojtarë, dhe u konkretizua në këtë kohë shkarkimi. Për mendimin tim duhet të ishte dhënë pak kohë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: