Analisti Klejdi Këlliçi e ka cilësuar marrëveshjen për mbrojtjen e firmosur mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ajo cka pretenduar gjithmonë kryeministri Kurti, një nga majat e politikës që ka dashur ta sigurojë Kosovën dhe sigurinë e saj. Sipas tij, kjo marrëveshje mund të përfshijë në të ardhmen dhe Bullgarinë, duke bërë kështu një hark, Kosovë, Bullgari e Kroaci, që do të balanconte militarizimin e Serbisë.
“Përfshirja e Shqipërisë në këtë marrëveshje i jep fund dy projekteve të abortuara, Minishengen dhe Ballkanin e hapur.
Duke qenë se Serbia është faktor destabiliteti, mund ta aktivizojë dhe në Bosnjë. Fatkeqësisht disa elementë të demokracive janë të prirur të sjellin figura politike që mumd ta devijojnë harkun e një politike proatlantike. Në një farë mënyre ky hark e kalcifikon harkun proatlantik”, tha analisti Klejdi Këlliçi.
(Balkan Web)