Historia që po trajtohet ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, ka të bëjë me një lidhje intime mes dy të rinjve të cilët u njohën nëpërmjet rrjeteve sociale.
Dy të rinjtë kishin krijuar lidhje dashurie në distance edhe pse të dy janë të martuar dhe me fëmijë.
35-vjeçari rrëfen se e dashura e tij dhunohet dhe abuzohet seksualisht nga bashkëshorti me dhunë dhe pa dëshirë.
Ai ka rrëfyer edhe se bashkëshorti e mban 22-vjeçaren me dhunë, pasi edhe më parë e ka kërcënuar se do të eliminojë atë dhe djalin vetëm 1 vjeç.
“Nëse largohesh ty nuk të gëzon njeri tjetër, të vras ty dhe djalin. Kishin bashkë një fëmijë pak më shumë se një vjeç.
Ishte e detyruar që të rrinte në atë shtëpi, sepse familjarët i thonin nëse ndahesh nga burri në shtëpinë tonë nuk ke vend.
Vajza ishte ajo që i shkroi bashkëshortes sime dhe i tregoi për lidhjen tonë. Më pas e mori vesh bashkëshorti i saj. Ai me gënjeshtrat e saj i shkruan bashkëshortes sime që dua ta lë 22-vjeçaren, por më duhen vetëm mesazhet dhe provat, ne ia dërguam dhe jam e sigurt që ai e mban me forcë vajzën”, tha ai.
(BalkanWeb)