Shqipëria ka edhe një tjetër mundësi për të shkuar direkt në Francë. Vetëm se ajo duhet të fitojë me patjetër në Armeni, për të kaluar Danimarkën, që ndodhet në vendin e dytë.
Por, edhe nëse nuk fitojmë në Armeni, nuk mbaron aty. Shqipëria do të ketë edhe dy ndeshje të tjera në play off, për të marrë pjesë në Europianin që zhvillohet në Francë.
Por, duhet thënë se ekipet me të cilat mund të ndeshet Shqipëria janë shumë të forta.
Ato janë Ukraina, Irlanda, Kroacia, Suedia, Sllovenia, Izraeli dhe Turqia.
Ndaj, për të shmangur play off­in, duhet bërë gjithçka për të fituar ndaj Armenisë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: