Presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu përgjigj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sugjeroi se nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë, kjo do të ndikojë në të gjithë Ballkanin, duke lehtësuar zgjerimin e Serbisë dhe duke paraqitur kërcënim për rajonin.
“Kurti ëndërron të veshë uniformë dhe shpreson të bëhet një Zelensky i ri”, u shpreh Vuçiç.
“Ky është qëllimi i tij i jetës”, tha ai duke folur me gazetarët në Beograd.
“Qëllimi im i jetës, nga ana tjetër, është ndërtimi i rrugëve të reja, hekurudhave, parqeve teknologjike, qendrave turistike dhe përmirësimi i përparimit të Serbisë”, shtoi presidenti serb.