TIRANË

Deputeti i opozitës në parlament, Lefter Maliqi e konsideron nismë e PS-së për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, antiligjore dhe antikushtetuese. Përmes një postimi në facebook, Maliqi apelon kolegët opozitarë, por jo vetëm, të votojnë kundër kësaj nisme. Në reagimin e tij deputeti Lefter Maliqi thekson se Parlamenti duhet të shpërndahet dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshmë

“U bëj thirrje Deputetëve të opozitës së re te votojnë kundra nismës antiligjore dhe antikushtetuese .Cdo Deputet qe voton kundra shkel rëndë Kushtetuten.Kjo thirrje është dhe për deputetët e përgjegjëshëm te Ps qe duan të ardhmen e vendit dhe Kushtetuten. Kush shkel Kushtetutën s’është atdhetar ,s’perfaqëson voten e popullit,s’do të ardhmen Europiane dhe votën e lire.Parlament duhet të shpërndahet dhe vendi të kaloj në zgjedhje të parakohshme. Zoti i bekoftë Shqiptarët.” Shkruan Maliqi në facebook.

Edhe më herët deputeti i opozitës Lefter Maliqi, iu ka bërë një apel kolegëve të tij në parlament. Nisur nga zhvillimet e fundit, anulimi i zgjedhjeve dhe deklarata e kryeministrit Edi Rama se të enjten do ketë rezolutë për shkarkimin e Presidentit, Maliqi iu bëri thirrje deputetëve të opozitës së re të largohen nga çdo pazar politik. Ai e cilëson vendimin e Ramës, “çmenduri”.

Statusi

“I bëj thirrje deputetëve të Opozitës së re,nëse sjeni kukulla të Edi Ramës,largohuni cdo pazari politik qe mund te bejë me ju për cmëndurin e tij të radhes për Shkarkimin e Presidentit.Nese keni vlera e dinjitet vendi të kaloj në zgjedhje të parakohshme me ndryshim sistemi zgjedhor.Kalorësi i Rilindjes ti vere fre kalit se po e çon në humnerë. Kalorësi spo i sherben as socialistëve as shqiptarëve,arroganca,ironia,hipja e vetes ne qejf po e çon nga dështimi në dështim.Kalorësi ka frikë nga zgjedhjet pasi parandjen humbjen e sigurt.Presidenti tregoj qe eshte burre shteti pasi shmangu perplasjen civile dhe kthimin e vendit në Diktature.”

Maliqi
Maliqi

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb