Reforma në Drejtësi në Shqipëri vijon të ketë vëmendjen e gjerë të ndërkombëtarëve, të cilët vijojnë të vëzhgojnë në çdo hallkë procesin për zbatimin e saj.

“Deutsche Welle” ka përgatitur një video për këtë reformë, duke marrë mendimet e qytetarëve lidhur me atë që pritet të sjellë Reforma në Drejtësi.

Një pjesë e qytetarëve shqiptarë duken pesimistë që kjo reformë të bëhet, teksa shprehen se pak është bërë, ndonëse flitet shumë për të. Por, ka edhe nga ata shqiptarë, që janë besimplotë te zbatimi i kësaj reforme, duke qenë se pas saj qëndrojnë dy aleatët strategjikë të Shqipërisë, SHBA dhe BE.

Më poshtë, po sjellim mendimet e qytetarëve, të pyetur nga DW:

– Shumë po duket, pak po del. Shpresojmë, që nëse drejtohet nga ndërkombëtarët SPAK-u, gjithçka do të lëvizë në drejtësinë shqiptare

– Presim shumë gjëra. Drejtësia do jetë më e rregullt, vendimet do të jenë më të shpejta.

– Vetëm drejtësi duam, të dalë e vërteta në shesh.

– Drejtësia është një nga ligjet kryesore për zhvillimin e ligjeve demokratike, për ekonominë, për njerëzit që të mos kenë kontradikta dhe që Shqipëria të futet në BE. Kjo reformë do të funksionojë, sepse është me ndihmë nga SHBA.

– Reforma në Drejtësi duhet të bëhet me rrënjë, nëse nuk bëhet kjo reformë, këtu nuk ka shtet, mbaron puna.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb