Shtypja e lartë e gjakut është sëmundje që prek miliona njerëz anë e mbanë botës. Kjo sëmundje, që ndryshe njihet si hipertension, shkakton ekstra stres në enë të gjakut dhe organe vitale.

Ju mund ta zvogëloni rrezikun e shtypjes së lartë të gjakut duke konsumuar një dietë të shëndetshme dhe duke bërë ushtrime të rregullta fizike. Megjithatë, kur jemi te ushtrimet fizike, ekspertët thonë se duhet t’i shmangni ushtrimet e peshëngritjes, sepse vetëm sa mund t’i keqësoni simptomat e hipertensionit.

Kjo për shkak se, siç thonë ekspertët, peshëngritja e rritë shtypjen e gjakut shumë shpejt, pasi që është ushtrim shumë intensiv brenda një kohe shumë të shkurtë.

Rritja e shpejtë në presion të gjakut shkakton më shumë stres në zemër dhe enë të gjakut.

Ekspertët thonë se duhet të përqendroheni më shumë në aktivitete që u ndihmojnë enëve tuajat ë gjakut dhe zemrës.

Ata thonë se duhet t’i shmangni ushtrimet që janë shumë intensive brenda periudhave të shkurta kohore – siç është vrapimi sprint apo peshëngritja. Ecja, vrapimi i lehtë, vallëzimi dhe noti janë ndër më të mirat për pacientët me shtypje të lartë të gjakut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: