Gazetari i njohur dhe mjeshtri i madh Ferdinand Samarxhi i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për Ditën e Ashurës e cila kumtohet nesër.

Samarxhi tregoi historinë e festës. Ai u shpreh se ashurja është ushqimi që kanë ngrënë 72 heronj që kanë rënë në Luftën e Qerbelasë, të cilët kanë rënë për liri e kundër diktaturës. Ai shton se luftëtarët ishin në një gjendje të rëndë, ata mundën të hanë hashure, sepse vetëm kjo ëmbëlsirë ka në përbërje vetëm prodhime toke.

Dita e hashurës është një ditë e madhe. Shpesh njerëzit e keqkuptojnë fjalën hashure. Ata kujtojnë se kanë të bëjnë me ëmbëlsirën e ashurës. Bektashinjtë evokojnë historinë njerëzore. Dikur kur ishte diktatura e kalifatit, kishte revolucion. Ishte zymtësi e mendimit të egër dhe gruaja nuk kishte asnjë të drejtë, që e godisnin, e mbysnin, e vrisnin ose e groposnin të gjallë. Po në vendet arabike, pas kësaj lindi demokracia arabe siç lindi demokracia në Athinë. Këtu do të vinte Lufta e Qerbelasë, e cila ishte për hove pozitive njerëzore. Qerbalaja do të sillte paqe e mëshirë. Në këtë Kalifat të egër që ekzistonte, do të kishte kryengritje për të drejta”, tha Samarxhi.

Ferdinand Samarxhi tregoi edhe historinë e ushqimit të hashures, si dhe përshkroi sesi 72 luftëtarë ranë për liri dhe të drejta.

“Imam Aliu do të ndeshej me diktatorin e kohës. Imam Hyseni u tradhtua. Mesazhet e tij janë të qeta. A kërkon të përcjellë mesazhin e paqes dhe të bashkëpunimit. Ai kërkonte të sillte ndryshime në Kalifat, të sjellë të mira. Tradhtia më e madhe është që jo vetëm që e rrethojnë, por ata helmojnë edhe lumin Eufrat. Lufta e Qerbelasë përshkruhet edhe nga poeti ynë kombëtar Naim Frashëri. Hashurja është përshpirtje për 72 heronj të Luftës së Qerbelasë. Trimat hëngrën hashure dhe prandaj hashurja mbetet. Heronjtë ranë në fushën e nderit, në Qerbela ata ranë, por e mira vazhdoi dhe ra diktatura. Ata helmuan pabesisht lumin Eufrat dhe luftëtarët u detyruan që të luftojnë pa pirë ujë. Qerbelaja është historia e një lufte të një populli martir. Ashurja është ushqimi shpirtëror për të bërë mirë. Hashurja thuhet se është e përbërë vetëm nga drith dhe të tjera përbërje që janë të tokës. Prandaj, bektashinjtë këta ditë nuk hanë mish”, deklaroi Samarxhi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb