TIRANË

Ndërsa maxhoranca dhe opozita parlamentare do të mbledhin nesër komisionin e reformës zgjedhore, opozita do të mbledhë grupin e punës.


Të pyetur nga gazetari Osman Stafa nëse opozitë do të shkojë nesër në komisionin e reformës zgjedhore, PD deklaron se opozita është e angazhuar për këtë reformë dhe e ka shprehur vullnetin për të dhënë kontributin e saj. Pikërisht për këtë arsye nesër paradite do të mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar.

“Opozita është thellësisht e angazhuar me Reformën Zgjedhore. Ne kemi bërë të qartë tek tryeza e organizuar nga OSBE që duam të japim kontributin tonë për reformën. Për këtë qëllim, nesër në orën 9:30, do të mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore”, deklaruan burime nga zyra e PD.


(m.k/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb