Nga dita e nesërme autostrada Tiranë-Durrës do të mbyllet. ARRSH njoftoi se paralizimi i automjeteve në këtë aks që nis në orën 05:00 të mëngjesit do të bëhet për shkak të punimeve të dy tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë–Qafë Kashar.

Lëvizja në autostradë nga mbikalimi Kamëz – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes. Punimet do të zgjasin për dy javë

1101

Ndërkohë trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.

ARRSH dhe policia i kërkonë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë. Ky investim ka për qëllim përmirësimin e situatës së përmbytjeve në këtë rrugë.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb