TIRANË

Ashtu siç është paralajmëruar Kuvendi nesër do të mblidhet në seancë plenare por njëkohësisht me seancën, opozita do të mbajë dhe një protestë.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se seanca mblidhet në orën 10:00, ndërsa pritet që deputetët e rinj të bëjnë betimin pas marrjes së mandatit sot nga KQZ.

Ndërkohë Kuvendi i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të garantojë sigurinë fizike të deputetëve gjatë seancës së nesërme.

Ndërkohë dje “BalkanWeb” publikoi korrespodencën mes Policisë dhe Partisë Demokratike për çështjen e protestës. Policia e Shtetit nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike të zhvillojë protestë e para parlamentit. Sipas dokumentit të firmosur nga Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj, thuhet se tubimi pengon hyrjen në Kuvend të deputetëve dhe vë në rrezik jetën e deputetëve e ministrave. Po kështu sipas policisë, protesta cenon sigurinë kombëtare.

Nga ana tjetër PD akuzon policinë se po shkel Kushtetutën dhe se në asnjë prej protestave të zhvilluara nuk janë dëmtuar policë. PD deklaron se protesta do të zhvillohet edhe pa leje nga policia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb