TIRANE

Në ditën e shtatë të protestës, studentët paralajmërojnë zhvillime të reja. Në një postim në rrjetet sociale, përfaqësues nga të gjithë fakultetet publike në vend, kanë njoftuar se në orën 07:00 të mëngjesit të ditës së martë, e deri në orën 10:00, do të bllokohen të të gjitha hyrjet e fakulteteve, çka nënkupton bojkot total të Universiteteve.

Po ashtu bëhet e ditur se në orën 10:00 do të nisë marshimi nga të gjitha fakultetet, drejt rrugëve të të shpien për në Ministrinë e Arsimit, atje ku është protestuar prej një jave. Ashtu sikurse lajmëruan në fund të protestës së sotme, ora 16:00 është afati i fundit që studentët i kanë lënë qeverisë për të plotësuar 8 kërkesat.

Njoftimi 1
Njoftimi 1

Në skadim të këtij afati, janë paralajmëruar përshkallëzim, deri në grevë urie. Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullon një tjetër njoftim, ky edhe më radikal për nga përmasat e protestës. Në këtë njoftim bëhet thirrje që në orën 9:00 të bllokohen të gjitha pikat kyçe të Tiranës, për të ‘paralizuar’ kështu kryeqytetin.

Njoftimi 2
Njoftimi 2

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: