LEZHË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur nga Lezha pas takimit që ka pasur me fermerët edhe për zhvillimet ne vend.

Ai tha se plani i qeverisë është kapja e institucioneve ndaj duhet dëgjuar thirra e shqiptarëve mbrëmjen e kaluar në stadium. Basha konfirmoi se e ka pranuar ftesën e Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe do të takohen nesër në orën 9:00.

“Kapja e institucioneve është plani i vetëm e kësaj qeverie prandaj duhet ndalur një orë e më parë. Dhe thirrja e shqiptareve që dëgjuam dje në stadium duhem t’ia vëmë mirë veshin është thirrja për ndryshim. Është thirrja për t’i dhënë fund krizës politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale në një ditë. Ftesën e zotit Meta e kam pranuar dhe konfirmuar. Do të takohem nesër në orën 9”, deklaroi kreu i PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: