Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, bën thirrje e tij ndaj qytetarëve të Kryeqytetit t’i bashkohen protestës së ditës së nesërme para Bashkisë Tiranë, për të kërkuar dorëheqjen e Kryebashkiakut, që sipas tij, fshihet nga përballja me të vërtetën, qytetarët dhe opozitën.
Më poshtë statusi i Telitit:
Të bashkuar në flamur, të gjithë bashkë nesër në protestë!
👉Nesër të protestojmë kundra “zinxhirëve” simbol të korrupsionit që rrënjë të thella ka zënë në Bashkinë e Tiranës.
👉Nesër të protestojmë për një Tiranë të zhvilluar dhe që krijon mundësi për këdo.
👉Nesër të protestojmë për një Tiranë që nuk vidhet haptazi nën dritën e diellit!
👉Nesër të protestojmë për një Tiranë ku nuk abuzohet me taksat e qytetarëve dhe bizneseve!
👉Nesër të protestojmë për një Tiranë ku prona nuk dhunohet apo tjetërsohet në shkelje të ligjit!
👉Nesër të protestojmë për një Tiranë të pastër!
👉Nesër të protestojmë për një Tiranë me infrastrukturën e duhur arsimore!
👉Nesër të protestojmë për një Tiranë ku uji të mos mungojë në rubinetat e shtëpive tona!
🔷Nesër në 11.00 të protestojmë të bashkuar në një flamur bashkë me qytetarët, të protestojmë deri në dorëheqjen e Kryebashkiakut që fshihet nga përballja me të vërtetën, qytetarët dhe opozitën.
(Balkanweb)