Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar lidhur me vendimit që pritet të marrë ditën e nesërme Kolegji Zgjedhor për dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Përmes një mesazhi të shkurtër në “Facebook”, Shkëlzen Berisha sulmon kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur atë “të marrë”.

“I marri publikon sot vendimin qe do jape gjykata e “pavarur” neser”, shkruan Berisha.
Ky është reagimi i dytë që vjen nga radhët e opozitës, lidhur me kalimin e kësaj çështjeje te Kolegji Zgjedhor, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

Pak më parë, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, deklaroi se Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetenca të gjykojë dekretin e Presidentit Ilir Meta.

Berishaa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb