IZRAEL

Kryeministri Benyamin Netanyahu ka marrë një mandati të ri pas numërimit të 97% të votave. Partia ”Likud” e Netanyahut dhe partia e ashtuquajtur ”Blu e Bardhë” e Benny Gantz kanë marrë nga 35 vende secila si parti.

Por koalicioni i djathtë i kryeministrit aktual ka 65 vende nga 120 në dispozicion në Knesser dhe kjo i jep mundësi të ketë një maxhorancë në qeveri.

Në bazë të sondazheve si Gantz dhe Netanyahu e quanin veten fitues.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: