Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të pezulluar disa shitje armësh në vend është “i turpshëm”.

Netanyahu ka shtuar se Britania, në vend se të qëndronte me Izraelin, si një demokraci që mbrohet nga barbarizmi, po e inkurajon Hamasin.

Komentet e tij vijnë pasi sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar John Healey këmbënguli se siguria e Izraelit nuk do të dobësohej nga pezullimi i rreth 30 nga 350 licencat e eksportit.

Sipas ministrave britanikë armët mund të përdoren në Gaza për të shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Por grupi i të drejtave të njeriut “Amnesty International” në Britani, ka thënë se masat janë “shumë të kufizuara”.

Të tjerë kanë kritikuar kohën e njoftimit, i cili ka ardhur në të njëjtën ditë që u zhvilluan funeralet për gjashtë pengjet e vrarë nga Hamasi javën e kaluar.

Sekretari i Jashtëm, David Lammy ka thënë të hënën se Mbretëria e Bashkuar do të pezullojë 30 nga 350 licencat e eksportit të armëve në Izrael, duke prekur pajisje të tilla si pjesë për avionë luftarakë, helikopterë dhe dronë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb