Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i është drejtuar të hënën popullit të Iranit duke paralajmëruar se “nuk ka asnjë vend në Lindjen e Mesme që Izraeli nuk mund të arrijë” dhe askund që nuk do të shkonte “për të mbrojtur popullin e tij”.
Duke folur nga Jerusalemi, kryeministri izraelit iu referua vrasjes së fundit të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe paralajmëroi popullin iranian se regjimit nuk i interesonte “asnjë grimë për ta”.
“Imagjinoni sikur të gjitha paratë e mëdha që regjimi i harxhoi për armët bërthamore dhe luftërat e huaja do të investoheshin në arsimimin e fëmijëve tuaj, në përmirësimin e kujdesit shëndetësor, në ndërtimin e infrastrukturës së kombit tuaj, ujin, ujërat e zeza, të gjitha gjërat e tjera që ju nevojiten. Imagjinoni atë.
Por ju e dini një gjë të thjeshtë – tiranët e Iranit nuk kujdesen për të ardhmen tuaj”, ka deklaruar Netanyahu.
Hezbollahu, i cili mburret me dhjetëra mijëra luftëtarë, është parë prej kohësh si grupi militant më i fuqishëm në rajon dhe një partner kyç i Iranit për kërcënimin dhe frenimin e Izraelit.
Udhëheqësi në detyrë i Hezbollahut u zotua të hënën se do të vazhdojë të luftojë me Izraelin dhe tha se grupi militant libanez ishte i përgatitur për një luftë të gjatë edhe pasi pjesa më e madhe e komandës së tij të lartë u shfaros.