Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se shpreson të arrijë marrëveshje paqeje me më shumë vende arabe pasi të përfundojë lufta kundër përfaqësuesve iranianë, Hamasit dhe Hezbollahut.
“Një ditë pasi Hamasi nuk e kontrollon më Gazën dhe Hezbollahu nuk gjendet më në kufirin tonë verior, ne po punojmë këto ditë në planet për të stabilizuar këto dy fronte. Por e nesërmja përfshin diçka tjetër me rëndësi të madhe”, citohet të ketë thënë Netanyahu në një fjalim në parlament.
“Unë aspiroj të vazhdoj procesin që drejtova disa vite më parë për nënshkrimin e Marrëveshjes historike të Abrahamit dhe të arrij paqen me më shumë vende arabe”, ka thënë më tej ai, shkruajnë mediat e huaja.