IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar front të bashkuar në luftën kundër racizmit pas protestave të ashpra të shkaktuara nga një video ku shihen ushtarët e uniformuar hebrenj me origjinë nga Etiopia duke u rrahur nga policia.

Duke folur mbrëmë pas një takimi me liderët e komunitetit të hebrenjve etiopianë, ai tha se “ne duhet të qëndrojmë së bashku kundër fenomenit të racizmit, për ta dënuar dhe eliminuar atë”,shkruan “koha.net”.

Më shumë se 50 oficerë të policisë dhe 12 protestues ishin lënduar gjatë një demonstrate më 12 maj të hebrenjëve etiopianë në Tel Aviv.

Më se 135 mijë pjesëtarë të këtij komuniteti jetojnë në Izrael, pasi kanë imigruar në dy valë, në vitin 1984 dhe 1991.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb