Presidenti Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu jashtë Krahut Perëndimor përpara takimit të tyre në Zyrën Ovale.

Udhëheqësit pritet të diskutojnë një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë luftën e Izraelit në Gaza dhe tarifat e Trump. Shtëpia e Bardhë anuloi një konferencë për shtyp që ishte caktuar të mbahej sot pasdite.

Më herët sot, Kevin Hassett, drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, tha se takimi i së hënës midis të dy liderëve do të jetë takimi i parë personal me një vend të huaj që përpiqet të negociojë me presidentin për tarifat që ai shpalli javën e kaluar.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb