IZRAEL

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu ka refuzuar hyrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë në Hebron, ku kanë qenë të vendosur me mision që nga tensionet izraelito-palestineze në vitet 1990.

“Ne nuk do të lejojmë një forcë ndërkombëtare të veprojë kundër nesh”, u shpreh Netanyahu. Me të paktën 64 anëtarëve, Prania Ndërkombëtare e Përkohshme në Hebron  ka analizuar kushtet në të cilat palestinezët jetojnë që nga viti 1994,  kur 29 palestinezë u vranë në shpellën e masakrës së Patriarkëve.  Stafi i saj raportonte për incidentet dhe konfliket, por nuk ndërhynte.

Qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor ka një shumicë palestineze, por është pjesërisht i kontrolluar nga ushtria izraelite. Ka pasur një presion në rritje nga politikanët dhe kolonët e krahut të djathtë për të hedhur poshtë vëzhguesit ndërkombëtarë nga zona. Ministri i Sigurisë Publike Gilad Erdan akuzoi IPNJ për ndërhyrjen në punën e IDF dhe krijimin e fërkimeve me kolonët, sipas Jerusalem Post.

Prania e vëzhgueve me staf dhe financim nga Italia, Norvegjia, Suedia, Zvicra dhe Turqia dhe bazohet në një marrëveshje dypalëshe midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, i rinovuar dy herë në vit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb