Europa rrezikon të zgjohet shumë vonë nëse përpiqet të shpëtojë marrëveshjen bërthamore me Iranin, deklaroi sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.


“Ka dukshëm persona në Europë që do të zgjohen vetëm kur raketat bërthamore iraniane të bien në tokën europiane dhe atëherë do të jetë tepër vonë”, theksoi Netanyahu në një video të publikuar në profilin e tij në “Twitter”.


Deklaratat e Netanyahu vijnë në një çast që ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Europian janë mbledhur sot në Bruksel, ku kanë vendosur të bërë gjithçka për ruajtjen e marrëveshjes së vitit 2015 në lidhje me programin bërthamor iranian. //ATSH