Kryeministri Edi Rama mori sot vlerësime nga homologu i tij izraelit, Benjamin Netanyahu në lidhje me dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë për arsye të sigurisë kombëtare.

“Lajme të mira vijnë sot nga Shqipëria. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dëboi ambasadorin iranian nga Tirana. Me këtë veprim,Kryeministri Rama i ka dërguar një mesazh të qartë regjimit radikal islamik të Iranit, se të thurësh sulme terroriste ka një kosto”, shkruan në profilin e tij në “Twitter”, Benjamin Netanyahu shkruan Atsh.

“Izraeli mbështet Shqipërinë sikurse mbështet çdo vend që e sheh regjimin iranian për atë që është: kërcënimi më i madh i sigurisë dhe paqes në botë”, thekson Kryeministri izraelit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb