Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se do të aneksojë vendbanimet e hebrenjve në territoret e pushtuara të Rripit të Gazës. Premtimi u bë gjatë inaugurimit të godinës së shkollës në një prej vendbanimet e reja. Kryeministri Netanyahu foli gjatë ceremonisë së çeljes së një shkolle në vendbanimin Elkana, në Rripin e Gazës.

“Kjo është toka jonë dhe ne do të ndërtojmë një Elkanë tjetër, dhe një tjetër, dhe një tjetër pas saj. Nuk do të zhvendosim njerëz. A ka këtu fëmijë nga Gush Katif? Nuk do të ketë më raste si Gush Katif. Nuk do të ketë më shpërngulje. Me ndihmën e Zotit, do ta shtrijmë sovranitetin hebre në të gjitha vendbanimet, si pjesë e Tokës së Izraelit, si pjesë e Shtetit të Izraelit”, deklaroi Kryeministri Netanyahu.

Nuk është e qartë se kur do ta realizojë këtë premtim zoti Netanyahu. Ai premtoi diçka të ngjashme në muajin prill, përpara zgjedhjeve të përgjithshme, por nuk e vuri në jetë.

Këtë muaj, izraelitët shkojnë sërish drejt kutive të votimit. Premtimet e zotit Netanyahu për aneksim zënë vend mes votuesve të partive të së djathtës së ashpër, të cilët kundërshtojnë dorëzimin e tokës tek palestinezët. Çështja e vendbanimeve është ndër më të nxehtat, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për rifillimin e bisedimeve të paqes Izrael-Palestinë, të ngrira që nga viti 2014. /Voa/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb