Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu diskutoi të martën me dy përgjegjës rusë për përforcimin e bashkëpunimit ushtarak në Siri për të evituar përplasje mes ushtarëve në këtë vend, njoftoi kryeministria izraelite, shkruan atsh.

Bisedimet u fokusuan kryesisht mbi Iranin dhe situatën në Siri, si dhe mbi përforcimin e mekanizmit të koordinimit ushtarak mes ushtrive (ruse dhe izraelite) për të evituar përplasje”, theksoi zyra e kryeministrit izraelit në një komunikatë, pa dhënë detaje të tjera.

“Gjatë këtij takimi, i dërguari i Kremlinit për Sirinë, Alexandre Lavrentiev dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Serguei Verchinine ritheksuan angazhimin e Rusisë për ruajtjen e sigurisë kombëtare të Izraelit”, thuhet në këtë komunikatë

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: