Duke iu drejtuar Guterres, kryeministri izraelit ka kërkuar largimin e paqeruajtësve të OKB-së të vendosur në Libanin jugor pasi shumë prej tyre u plagosën në sulmet izraelite.
“Zoti sekretar i përgjithshëm, largoni forcat e UNIFIL-it nga rreziku. Kjo duhet të bëhet menjëherë, menjëherë”, tha Netanyahu në një deklaratë video të lëshuar nga zyra e tij.
Të paktën pesë paqeruajtës të OKB-së janë plagosur ditët e fundit ndërsa forcat izraelite luftojnë kundër Hezbollahut në Libanin jugor.
Apeli i Netanyahut vjen një ditë pasi forcat e OKB-së në Liban refuzuan të tërhiqen nga zona kufitare pavarësisht se pesë anëtarë të saj u plagosën nga zjarri izraelit në ditët e fundit.
Netanyahu, duke folur në një takim të kabinetit, tha se forcat izraelite i kërkuan UNIFIL disa herë të largohej, por ai “takoi refuzime të përsëritura” që siguruan një “mburojë njerëzore për terroristët e Hezbollahut”.