Thomas Tuchel u shkarkua nga Bayern Munich për shkak se sezonin e fundit e mbylli pa trofe. Madje, në ndeshjet e fundit, trajneri gjerman u “bojkotua” nga disa lojtarë të ndryshëm të ekipit.

Por, në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat gjermane, Manuel Neuer ka dalë kundër bordit drejtues, duke mbrojtur Tuchel. Neuer thotë se ai ishte një trajner i madh që punoi mirë.

“Ai punoi mirë me ne dhe na përgatiti mirë për kundërshtarët. Thomas Tuchel është një trajner i madh. Ai me të drejtë ka një reputacion të lartë”, ishin fjalët e Manuel Neuer për Tuchel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: