Bayern e nisi pozitivisht sezonin, teksa në javën e parë të sezonit të ri arriti të siguronte suksesin e parë në drejtimin e Kompany, pas fitores 2-3 ndaj Wolfsburg. Skuadra bavareze vjen pas një sezoni shumë zhgënjyes, kur pas 13 vitesh nuk arriti për herë të parë të sillte një trofe në shtëpi.

Megjithatë sa i takon individëve brenda skuadrës, ka motiv për të buzëqeshur. Fillimisht Manuel Neuer. Portieri gjerman deklaroi një javë më parë se do të tërhiqej nga kombëtarja e “panzarave”, por aventura e tij tek Bayern mund të zgjatet akoma. Kjo falë punës së drejtuesëve bavarezë, Oliver Kahn dhe drejtorit teknik Christoph Freund, të cilët në nëntor të 2023 teksa rinovuan kontratën për 2 vite të Neuer, vendosën edhe një klauzolë për zgjatjen edhe me një vit tjetër në rast të plotësimit të një numri të caktuar ndeshjesh. Një formalitet ky që e lejon portierin të vijojë të jetë pjesë e Bayernit edhe pas këtij sezoni.

Ndërkohë shpërblehet edhe sulmuesi anglez Harry Kane. Ai fitoi çmimin “Këpuca e Artë” pasi arriti të ishte sezonin e shkuar golashënuesi më i mire, në kampionatet më të forta të Evropës, pasi arriti të realizonte 36 gola në 32 ndeshje. Kane la pas në këtë klasifikim Serhou Guirassy, që sezonin e shkuar luajti me Stutgart, Kylian Mbappe si dhe Erling Haaland.

Në fjalën e tij pas marrjes së këtij çmimi gjatë ceremonies, sulmuesi u shpreh: Një emocion i papërshkrueshëm. Të firmosja me Bayernin ishte vendimi i duhur që kam marrë. Po shijoj çdo moment. Këtë sezon shpresoj të bëj akoma më mire dhe të ndihmoj ekipin”, theksoi Harry Kane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: