Përdorimi i raketave të prodhimit jo ukrainas, kryesisht perëndimore, brenda Rusisë, nuk përbën shkelje të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare, por është një çëshje e marrëdhënieve ndërkombëtare..

Sot, rraketat e dhuruara Ukrainës nga SHBA, Britania e Madhe apo shteteve të tjera, janë në inventarin e Ukrainës dhe nuk janë më në inventarin e FA të shteteve dhuruese.  Goditja nga Ukraina brenda terroririt Rus është plotësisht me të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare, pasi në një konflikt ndërkombëtar,  territoret e shteteve ndërluftuese janë territore lufte. Nëse Ukraina godet territotin e Rusisë me rraketa të dhuruara nga vendet perëndimore, kjo nuk i bën këtë vende të humbasin neutralitetin, palë në konflikt, si dhe nuk i bën objekt goditje nga Rusia. Nëse Rusia godet këto shtete për këtë arsye, ky konsiderohet një akt i pastër agresioni sipas Kartës së OKB-së.

Edhe Irani, i cili supozohet se i ka dhënë rraketa balistike Rusisë për të goditur Ukrainën, nuk ka shkelur të Drejtën Ndërkombëtare Humsnitare.  Ky fakt nga shtetet aleate të Ukrainës dhe vetë Ukraina trajtohet si një çështje të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe jo si një përfshirje në konflikt i Iranit.  Irani më parë i ka dhënë dronë Rusisë dhe askush nuk e ka trajtuar si palë në konflikt.

Rusia duke trajtuar një çështje të marrëdhënieve ndërkombëtare, si një çështje të të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare kërkon të ndërtojë pa argumenta alibinë për të legjitimuar kërcënimet e saj të vazhdueshme për të goditur vendet perëndimore që mbështesin Ukrainën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: