Holanda u mund 1-2 nga Anglia, në gjysmëfinalen e dytë, të zhvilluar në Dortmund. Të parët që kaluan në avantazh ishin “tulipanët” por më pas “tre luanët” barazuan me Harry Kane i cili fitoi penallti dhe më pas e shënoi gol. Një penallti e dyshimtë për të cilën ka folur edhe ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Mançester Junajtid, Gary Neville.
Nga studiot ITV në Angli, ai tha: “Si mbrojtës, ky vendim i arbitrit është një turp absolut. Një vendim skandaloz për një penallti të tillë, pa marrë parasysh se kur dhe sidomos jo në një lojë kaq të rëndësishme.”