Një shëtitje sureale, një Central Park në të cilin pemët dhe bari duket sikur janë bërë me ‘flokë sheqeri’.

Kështu shfaqet parku më i famshëm në botë me ‘infrared NYC’ foto të realizuara nga Paolo Pettigiani, një fotograf dhe grafik designer, 24 vjeç, i cili ka zbritur në Grande Mela, pas diplomimit në Politeknikun e Torinos.

Pettigiani ka realizuar disa foto duke përdorur fotografitë me infra të kuqe, një teknikë që lejon të kapësh gjatësi valësh, të padukshme nga syri i njeriut. Efekti është mahnitës.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: