Në New York u hap ekspozita e dytë e vitit të 10-të të “Istanbul Photo Awards”, konkursi ndërkombëtar i fotografisë së lajmeve të organizuar nga Agjencia Anadolu (AA).

Në hapjen e ekspozitës në Türkevi, morën pjesë Konsulli i Përgjithshëm i Türkiyes në New York, ambasadori Muhittin Ahmet Yazal, Përfaqësuesi i Përhershëm i Türkiyes në OKB Ahmet Yıldız, Kryetari dhe Drejtori i Përgjithshëm i AA, Serdar Karagöz, koordinatori i Akademisë dhe Publikimeve të, Yahya Bostan, Drejtori i Lajmeve Vizuale të AA, Fırat Yurdakul, Drejtori i Komunikimit Strategjik dhe Menaxhimit të Markës AA, Hazal Duran, si dhe shumë ambasadorë, diplomatë, përfaqësues ndërkombëtarë, akademikë dhe anëtarë të medias dhe të ftuar.

Drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Karagöz, i cili ishte nikoqir i aktivitetit, në fjalën e tij hapëse tha se çdo fotografi krijon dokument dhe një kujtim. “Shumë gjëra kanë ndryshuar nga ‘camera obscura’ e parë në fotografinë e sotme dixhitale. E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është se çdo fotografi është dokument, sepse fotografia është një dokument i kohës dhe është dëshmitar i ndërtimit të kujtesës”, tha ai.

Duke theksuar se fotografi palestinez, Mohammed Salem mori çmimin “Fotografia e Vitit” në çmimin e 10-të të “Istanbul Photo Awards”, me veprën e tij të titulluar “Gruaja palestineze që përqafon trupin e vdekur të nipit të saj”, Karagöz tha se fotografitë e përzgjedhura në “Istanbul Photo Awards” jo vetëm që dokumentojnë vuajtjet njerëzore, por gjithashtu theksoi se ajo ndërton edhe kujtesën kolektive të shoqërive.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: