Të përpiktë si çdo vit, kolonat e dritave bashkojnë qiellin dhe tokën. Janë simbol i Kullave Binjake të shkatërruara nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

‘Tribute in Light’ kështu quhet instalimi artistik i realizuar nga Municipal Art Society e New York, që është promovuar për herë të parë në 2002 dhe që vazhdon të realizohet çdo vit. 88 projektorë prej 8 mijë wat, për një dritë të vetme.

Kur qielli është i kthjellët ‘memoriali i dritës’ është i dukshëm edhe në 96 kilometra largësi.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: