Kina ka vrarë apo burgosur 18 deri në 20 spiunë të CIA-s nga 2010 deri më 2012, duke penguar kështu operacionet amerikane të spiunazhit, ka raportuar të shtunën gazeta “New York Times”.
Hetuesit mbeten të ndarë në faktin nëse ka pasur një spiun në CIA-s që i ka tradhtuar agjentët apo nëse Kina ka hakuar sistemin e maskuar të komunikimeve të CIA-s, ka raportuar gazeta.
Kina ka vrarë së paku 12 persona që i kanë ofruar informata CIA-s që nga viti 2010 deri më 2012, duke “zhveshur” një rrjet, të cilit i janë dashur vite për t’u formuar, ka raportuar gazeta.
Njëri prej tyre ishte qëlluar dhe vrarë përballë një ndërtese qeveritare në Kinë, i kanë thënë gazetës tre zyrtarë.
CIA nuk ka pranuar të komentojë kur është pyetur nga gazeta të shtunën.
Deri më 2013, inteligjenca amerikane kishte dalë në përfundimin se aftësia e Kinës për të identifikuar agjentët e saj ishte dobësuar, shkruan gazeta, dhe CIA po provon të rindërtojë rrjetin e saj të spiunazhit atje. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb