Për herë të parë në pothuajse njëqind vite, New York Times i të së shtunës ka publikuar një editorial në faqe të parë duke kërkuar më shumë rregulla mbi armët. Reagimi vjen pas disa ngjarjeve radhazi në SHBA, ku kanë ngelur viktima të shumta nga sulmet me armë.

Në një komunikatë, botuesi Arthur Sulzberger Jr., thotë se zgjedhja për të publikuar editorialin në faqen e parë u mor “për të përhapur një deklaratë të fortë dhe të dukshme mbi frustacionin dhe ankthin e vendit tonë për t’u përballuar me problemin e armëve të zjarrit”.

Editoriali me titullin “Epidemia e pistoletës”, e përshkruan si “një zemërim moral dhe një turp kombëtar faktin që njerëzit blejnë ligjërisht armë posaçërisht për të vrarë me shpejtësi dhe efikasitet brutal.

Nyt sugjeron të zvogëlohet në mënyrë drastike numri i armëve të zjarrit dhe “të eleminonen disa nga kategoritë e madhe të pistoletave dhe municioneve”.

Editoriali vjen pas rreth tre ditësh nga masakra e të mërkurës në San Bernardino, në Kaliforni, ku Syed Farook dhe bashkëshortja Tashfeen Malik vranë 14 persona dhe plagosën 21 të tjerë duke hapur zjarr në një qendër sociale.

Hera e fundit që New York Times kishte publikuar një editorial në faqe të parë ishte në korrik të 1920, kur kishte kritikuar zgjedhjen e Warren G. Harding, i bërë më pas presidenti i 29 i Shteteve të Bashkuara si kandidat i partisë republikane në Shtëpinë e Bardhë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: