Privatisht Donald Trump ka folur shpesh për të fortifikuar murin e kufirit me Meksikën me një llogore më ujë të mbushur me gjarpërinj dhe krokodilë, duke u kërkuar vartësve të tij të bënin llogaritë e kostove. Lajmin e bën me dije New York Times që citon një sërë drejtuesish amerikanë.

Pasi sugjeroi publikisht ushtarët të gjuajnë me armë, nëse emigrantët gjuanin me gurë, vazhdon gazeta, presidenti bëri një tërheqje mbrapa, kur ju shpjegua që kjo ishte një gjë e paligjshme, por më pas në një takim ai sugjeroi që ata të goditeshin në këmbë.

Gjithmonë sipas gazetës, marsin e kaluar në një mbledhje në studion Ovale Trump i urdhëroi bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë të mbyllnin të gjithë kufirin prej 2000 km me Meksikën, brenda mesditës së ditësh pasardhëse, duke i futur të gjithë në panik.

Më pas ai filloi të hakmerrej ndaj të gjithë atyre që ishin përpjekur ta ndalnin në vendimin për mbylljen e kufirit me Meksikën.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb