SHBA

Prestigjiozja amerikane “New York Times” në një artikull të sajin ka zgjedhur 54 këngët më të mira për vitin 2019. Në mesin e tyre është edhe “Sweet But Psycho” kënga e artistes me prejardhje shqiptare e cila jeton në SHBA, Ava Max.

Me anë të një postimi në Instagram këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur se hiti i saj është radhitur në mesin e këngëve më të mira për këtë vit, rezultate këto mjaft të shkëlqyera për artisten. Ava Max ka falënderuar gazetën “New York Times” për vlerësimin.

“Faleminderit Neë York Times. Duket joreale të jem në të njëjtën faqe me dy prej artistëve të mi të preferuar tani. Unë fillova dhe i përkushtova profesionit tim 15 vjet më parë dhe kurrë nuk e lëshova. Rruga ishte e vështirë dhe akoma është”- ka shkruar ndër të tjerash 25-vjeçarja.

Ava po ashtu është renditur e 10-ta në listën e “Apple Music” për “Këngët më të dëgjuara të vitit”, falë këngës së saj të suksesshme “Sweet but Psycho”.

Me po të njëjtën këngë, Ava Max është renditur e nënta në listën e nxjerrë nga Shazam për këngët më të kërkuara gjatë vitit në këtë aplikacion.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: