https://www.youtube.com/watch?v=FJXs7nSNjT4&feature=youtu.be
Një person i armatosur ka vrarë dy oficerë policie, në New York, të cilët ishin brenda një makine patrullimi para se të vriste veten në një stacion treni.

Personi në fjalë kishte plagosur edhe -ish të dashurën e tij e kishte postuar në rrjetet sociale mesazhe kundër policisë.
Para se të vetëvritej afro amerikani ka deklaruar se vrasja është bërë në emër të dy të vrave me ngjyrë nga policia amerikane, Michael Brown dhe Eric Garner.

Policët e vrarë janë Liu Wenjin dhe Raphael Ramos, ndërsa autori i krimit është identifikuar si 28-vjeçari Ismaaiyl Brinsley.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: