Lajmi i krijimit të shtetit më të ri në botë, atij të “Urdhrit Bektashi”, ka lënë jo pak të habitur opinionin publik shqiptar.

Deklaratat e Ramës prodhuan debat në studio televizive, por vetë banoret e zonës që preken nga ky projekt, nuk janë dëgjuar të flasin. News24 ishte pranë tyre, për të pyetur sesi e presin idenë e të jetuarit në një shtet të ri, brenda shtetit.

Në artikullin e New York Times, Rama citohet të ketë thënë se ky shtet i ri, do të shtrihej në lindje të Tiranës, në një hapësirë prej 11 hektarësh. Pronat e kryegjyshatës shtrihen përtej territorit të rrethuar ku operon aktualisht Kryegjyshata.

Disa prej këtyre njerëzve më shume sesa një shtet të ri, i kërkojnë shtetit shqiptar të kthejë sytë nga ta, për hallet që kanë.

Deri me tani Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka qenë mjaft e rezervuar për të dhënë deklarata publike sesi do të funksionojë ky shtet.

Ajo që dihet deri më tani, janë deklaratat e Baba Mondit bërë për gazetaren amerikane, ku është shprehur në këtë shtet sovran do të lejohet alkooli, gratë do të vishen si të duan dhe se nuk do të ketë rregulla për stilin e jetesës.

Po sipas shkrimit, ky shtet sovran pritet të ketë kufijtë e tij, dhe pasaportat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb