Moti i keq ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin. Situata më problematike paraqitet në Bërdicë të Shkodrës.

“News24” sjell pamjet nga Bërdica ndërsa shihet se thuajse e gjithë zona është nën pushtetin e ujit, me toka e banesa të përmbytura.

Gazetari Osman Stafa raportoi nga vendi i ngjarjes për situatën problematike, ndërsa shihen edhe banorë të zonës të cilat janë evakuuar nga Emergjencat Civile.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb