HAS – Në fshatin e vogël të Bernogut ka rënë qetësia. Policia është larguar dhe 25 shtëpitë e këtij fshati i janë kthyer rutinës.

Në derë të laboratorit ku u gjet heroina qëndrojnë vec 2 punonjës policie që nuk lejojnë askënd që të depërtojë në brendësi të tij. Lënda narkotike e dyshuar heroinë me peshë rreth 150 kg është transportuar në laborator.

Askush në fshat nuk flet për atë që ndodhi mëngjesin e së premtes apo për laboratorin e drogës. As familjarët e të arrestuarve nuk flasin. I kontaktuar nga News24 daja i Xhevit Shutit tha se nuk ka dijeni se me cfarë merreshin nipërit e tij.Ndërsa motra dhe bashkëshorti i saj thanëse policia i ka terrorizuar duke arrestuar Xhevitin dhe bashkeshorten e tij Anilën kanë lënë vetëm 2 femijët e mitur dhe nënën e paralizuar të Xhevitit.

Zyrtarisht policia nuk është shprehur në lidhje me këtë operacion. Burimet thonë se operacioni, i ndërrmarë në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese në rajon dhe Evropë është ende në vijim.Në Shqipëri nëpranga janë vënë 5 persona 3 prej të cilëve nga familja Shuti, në banesën e të cileve u gjet laboratori i drogës.

Të arrestuar: 

Vehbi Barushi

Xhevit Shuti

Anila Shuti

Mustafe Shuti

Flamur Çela

Laboratori ishte vendosur në periferi të fshatit Bernog jo shumë larg Kukësit. Për të mberitur aty duhet të kaloje në një rrugë dheu rreth 5 kilometra. Pas lokalizimit të laboratorit policia e mbajti nën vezhgim zonën dhe para ndërhyrjes zona u monitorua me dron. Policia shfrytëzoi mbërritjen në shtepinë e Xhavit Shutit të një traktori me lëndë drusore. Mëngjesin e së premtes forcat speciale të policisë vunë në pranga 3 anëtarë të familjes Shuti si edhe 160 kallëpet e heroinës të mbështjellë me natriban gati për transport, lëndë narkotike në perpunim, aceton etj. Policia sekuestroi gjithashtu edhe nje sasi te konsiderueshme opiumi, bime kjo baze per krijimin e heroines.

Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë. Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durres me destinacion final vendet e Evropës.

Personi më i rëendësishëm në këtë skemë trafiku është Xhevit Shuti. Ai rezulton me precedentë penale pasi vite më parë është dënuar në Turqi për narkotike. Xhevit Shuti kryente me furgonë transport pasagjerësh në linjën Has-Durrës.

Dyshohet se në këtë linje trafiku janë përfshirë edhe vëllezërit e tij të cilët po ashtu merren me transport ndërkombëtar. Megjthatë roli i tyre nuk është përcaktuar ende nga policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb