TIRANE- ‘News 24’ siguron ftesën që Partia Socialiste i ka dërguar kryetarëve të partive në vend, që të siguronin protestues të ‘shoqërisë civile’. Burime për televizionin kanë siguruar mesazhin që u është shpërndarë anëtarëve të partive, të cilët më pas të bënin organizimin për sa më shumë njerëz para Kuvendit, të cilët protestojnë sot për miratimin e reformës në drejtësi.

“Mirëmbrëma, nesër duhet të dërgoni nga 5 persona për çdo o.s në orën 11:00 para Kuvendit në mbështetje të reformës në drejtësi. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme, Merrni masat e duhura. Faleminderit!”.

Ditën e sotme, që prej orës 10:50 u njoftua se përfaqësues të shoqërisë civile po mbajnë një protestë paqësore para Parlamentit, ndërsa kërkojnë njëzëri miratimin e reformës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: