Neymar-Mbappe, dy yjet e PSG pritet të jenë dy emrat më të rëndësishëm të kësaj merkatoje vere. Për të ndezur dhe më shumë zërat që flasin për një largim të mundshëm të një prej tyre në fund të sezonit ka menduar vetë trajneri i PSG, Tomas Tuchel: “Mendoj se do rrinë por nëse largohen do të gjejmë një zgjidhje”, është shprehur tekniku gjerman duke bërë që mediat spanjolle ti kushtojnë faqet e para kësaj deklarate.

Marca
Marca

Në Spanjë nuk janë mjaftuar me kaq, kanë zbuluar një tjetër detaj i cili largon gjithnjë e më shumë Neymar nga kryeqyteti Francez. Sipas të përditshmes spanjolle AS: “Neymar nuk është paraqitur në stërvitje por është larguar drejtë Brazilit pa marrë fillimisht lejen e stafit mjekësor, ky fakt ka tërbuar trajnerin Tuchel”.

As
As

Duke nisur nga deklarata e Mbappe i cili në mënyrë të qartë futi vetën në merkato por dhe kjo deklaratë e Tuchel kanë vetëm një përfundim, një ndërmjet tyre ose të dy priten të largohet nga PSG. Real Madrid vijon të ndjek me shumë interes gjithçka lidhet me dy yjet e Parisit, të dy objektiva të presidentit Perez për merkaton e verës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: