Të hënën në “Camp Nou” u prezantua blerja më e shtrenjtë e klubit të Barcelonës, Dembele, i cili kushtoi 150 mln euro. Edhe pse kjo është një shumë stratosferikë që tregon për cilësitë e futbollistit që gjithashtu ka zgjedhur të mbajë mbi shpinë numrin e Neymar-it, 11-ën, në Barcelonë nuk janë të sigurtë që francezi mund t’a zëvendësojë brazilianin.

Për këtë arsye Barcelona po vazhdon të këmbëngulë për fantaziztin e Liverpul Phillip Coutinho. Katalanasit që prej ofertës së parë 90 mln euro e deri më tani që ka vijuar në 150 mln euro kanë hasur vetëm refuzimin e Liverpulit. Por së fundmi, Barcelonës nuk i duhet të llogarisë vetëm refuzimin e klubit anglez, por edhe këshillën që ish-futbollisti i tyre Neymar i ka dhënë bashkëkombasit të tij Coutinho.

Sipas mediave spanjolle futbollisti i Paris SG e ka këshilluar numrin 10 të Liverpuulit të mos zgjedh Barcelonën si destinacionin e ardhshëm pasi atje do të hasë probleme me drejtuesit. Nuk dihet nëse Coutinho do të marrë për bazë fjalët e Neymar, por në 40 orët e ardhshme të cilat janë të fundit në këtë sesion merkatoje gjithçka mund të ndodhë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb